-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si qëndron e vërteta, a hyri jahti i mikut të Putinit në Shqipëri dhe çfarë ndodhi?

Kryesoret

Në ditët e fundit në media kanë qarkulluar disa lajme lidhur me jahtin e oligarkut rus Roman Abramovich, i cili është futur në listën e zezë të Britanisë së Madhe dhe gjithashtu është sanksionuar nga Bashkimi Europian si goditje për lidhjet me Vladimir Putin, i cili pushtoi Ukrainën.

Kryetari i Këshillit Shkencor dhe Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare ka reaguar pas lajmeve se jahti i pronarit të Çelësit i ishte afruar ujërave shqiptare.

Auron Tare shprehet se jahti “My Solaris” nuk e prekur fare cepin e ujërave shqiptare duke theksuar se nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur do i shërbehej menjëherë duke shpjeguar edhe arsyet.

“MY Solaris

Yacht built in 2021 

Flag: Bermuda

E ceku se ceku

 Kryelajm  i gjitha mediat tona.  E ceku apo jo cepin e ujrave te Shqiperise, Jahti i Abramovich?

Fatkeqesisht MY Solaris nuk hyri fare ne ujrat tona le me te ankorohej ne nje prej Porteve Shqiptare. (Preferoi Malin e Zi)

 Se po te hynte jo vetem qe do ti sherbehej menjehere por ne se do te kerkonte mbrojtje,  Ambasada Britanike do te ishte e pare qe do ti pergjigjej. Pse?  MY Solaris  lundron nen flamurin e Bermudes (territor nen Kuroren Britanike)  i cili mban simbolin e Britanise se Madhe dhe Irlandes  apo me thjesht simboli i Marines Britanike. Sipas ligjit te se drejtes detare cdo anije qe mban kete simbol ka te drejten e mbrojtjes se autoriteteve britanike, sherbim konsullor britanik si dhe mbrojtjen e Flotes Britanike” shkruan Tare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit