Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij amerikan Joe Biden të premten se çështja e Tajvanit duhet të trajtohet “siç duhet”.
Kjo, për të shmangur një ndikim negativ në marrëdhëniet kino-amerikane, sipas mediave vendase.
Tajvani është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në marrëdhëniet e Kinës me Shtetet e Bashkuara.
Washingtoni zyrtar po kërkon ndihmën e Pekin-it për rivendosjen e paqes në Ukrainë, pas pushtimit rus.
Autoritetet amerikane nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike me Taipein, por është mbështetësi dhe furnizuesi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit me armë.
“Disa individë në Shtetet e Bashkuara po u dërgojnë sinjale të gabuara forcave pro-pavarësisë në Tajvan dhe kjo është shumë e rrezikshme”, i tha Xi-Bidenit në video-telefonatën e tyre.
Udhëheqësi kinez theksoi se nëse çështja e Tajvanit nuk trajtohet siç duhet, “ajo do të ketë një ndikim armiqësor në marrëdhëniet midis dy vendeve”.
Kina lundroi më herët aeroplanmbajtësen e saj Shandong përmes ngushticës së Tajvan-it.
Kjo, sipas një burimi me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje citoi agjencia “Reuters”.
Incidenti u regjistrua vetëm disa orë përpara se presidentët të bisedonin.