-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ka folur me Bashën? “Shtanget” Berisha: Ju tregoj çfarë më tha negociatori gjerman

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nuk ka negociata me Lulzim Bashën, ndërsa zbuloi edhe bisedën me ish-eurodeputetin gjerman, Elmar Brok, i cili i kishte treguar shqetësimin e Brukselit dhe Uashingtonit, që sipas liderit historik të PD-së, kishte të bënë me moshën.

Po punoj për bashkimin e PD-së. Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi ndaj votës së lirë. Lulzim Basha është i shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit. Ai është dhe do të jetë anëtar i grupit të PD-së. Ka të drejtë të kandidojë për të gjitha forumet dhe këtu ne nuk kemi luhatje.

Jo nuk ka pasur negociator, por një zhvillim. Një ish-personalitet shumë i rëndësishëm i PE, mik i imi, ka bashkëpunuar edhe me Bashën. Erdhi në Tiranë. Pasi diskutuam në takimin e parë, më thotë “Sali, në Uashington dhe Bruksel kanë një problem.

Më thonë se Berisha është në moshë për këtë detyrë”. Dhe përgjigja ime ishte kjo, i dashur mik, rikthimi është një proces në kompleks. Ka të bëjë me tërësi faktorësh të cilat ndodhin shumë rrallë.

Së dyti, vetë fakti që ndokush mund të mendojë se kush duhet të jetë dhe kush jo, më bën të vrapo për të kandiduar dhe për të mos pranuar asnjë ndërhyrje të cilit do për të na diktuar kryetarin e partisë.

Së treti, unë e kuptoj për Brukselin, po në Uashington nuk mund të thotë asgjë për moshën e Berishës, pasi botën në Uashington e drejtojë njerëz të moshës së Sali Berishës” tha Berisha te “Kjo Javë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit