-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish presidenti Sejdiu: Nëse zhvillohen zgjedhjet serbe të jetë proces logjistik

Kryesoret

Dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm dhe jashtëzakonisht i komplikuar për Kosovën, madje ka ngecur disa herë për shkak të pengimit nga pala serbe, kështu ka vlerësuar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sipas Sejdiut, strategjia e Serbisë është që të pengojë proceset drejt finales për njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Prandaj sipas tij, udhëheqësit e dialogut duhet të jenë syhapur ndaj Serbisë, në mënyrë që të mos bien në grackën e tyre.

Ish-presidenti Sejdiu nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Por ai thotë duhet të sigurohet që ky proces të jetë logjistik, e që nuk e cenon sovranitetin dhe funksionimin e institucioneve të vendit.

“OSBE më herët i ka menaxhuar në qendra të caktuara dhe kjo i bie që është një mekanizëm që praktikisht ua ka ndihmuar qytetarëve serb të Kosovës. E rëndësishme është që në çdo proces që mund të jetë tip i logjistikës i cili nuk cenon interesat dhe sovranitetin e vendit dhe nuk cenon funksionimin e institucioneve të vendit. Por Qeveria duhet ta studiojë më mirë dhe ka informacione më shumë dhe besoj se ka plasuar qëndrimin e vet”.

“Unë nuk them se duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por unë them se mund të jetë sikur situata e mëhershme në ndonjë qendër që është e monitoruar edhe ndërkombëtarisht, por jo që ata të tentojnë që me këtë të krijojnë njësi zgjedhore në Kosovë dhe institucionet e Kosovës të shndërrohen në trampolinë të veprimeve të këqija që ata dinë të bëjnë”, tha Sejdiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit