Gazetari CNN-it, Bill Weir, ka treguar një ngjarje të një kosovari që punon në ndërtesën e tij, i cili ka kthyer kuletën e humbur me dy mijë dollarë në të.
Weir e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, teksa tha se kosovari ia kujtoi një thënie që kishte dëgjuar nga babai i tij.
“Një djalosh i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë natën e kaluar me 2000 dollarë në të”, shkruan Weir.
“Ai kontrollon ID-në. Meryl Streep. “Babai im gjithmonë thoshte nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”. Ai refuzoi shpërblim teksa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, përfundon ai.