Efektivi i policisë Amir Hoxha ka lënë të kuptohet se është larguar nga Kosova.
Hoxha sot përmes një postimi Facebook ka cituar predikuesin amerikan Henry Weston Smith duke shkruar: “Nëna shqiponjë i mëson të vegjlit e saj të fluturojnë duke ua bërë folenë aq të pakëndshme saqë ata detyrohen ta lënë atë dhe t’i përkushtohen botës së panjohur të ajrit jashtë. Dhe ky është një ligj i përcaktuar nga Zoti”, tha ai duke nënkuptuar që është larguar përfundimisht nga Kosova dhe raportohet se është zhvendosur në Amerikë.
Amir Hoxha u pezullua muaj më parë nga Policia e Kosovës për shkak të një postimi në të cilin kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve. Ai gjithashtu shprehu pakënaqësitë e tij për mospagesën e dietave dhe orëve shtesë për policët.