Pas më shumë se 10 orësh është mbyllur protesta përballë Kryeministrisë. Tubimi nisi në orën 11:00 me entuziazëm dhe premtime se do të vazhdonte pa ndërprerje, rezistencë 24 orëshe. Por pa kaluar mesdita, mbetën vetëm një “grusht”.
Pasdite akoma më pak. Në orën 17:00 policia shkoi për t’u kërkuar të lironin rrugën për të rihapur qarkullimin, por hasi në kundërshti dhe tension. Megjithatë, efektivët i spostuan në trotuar.
Përballë faktit se shumica u largua, grupi nismëtar me avokatin Adriatik Lapaj dhe pjesën tjetër u larguan me premtimin se do të rikthehen sërish në shesh.
Kjo ishte protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve, por që Edi Rama i ka injoruar.