-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të plagosur te “pika e zezë” e Yzberishtit

Kryesoret

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një motor përplasi një kalimtar që po kalonte vijat e bardha te bulevardi “Migjeni” në Unazë të Re dhe më pas humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë. Qytetari dhe drejtori i motorit që ishte shkaku i aksidentit janë dërguar në spital.

“Më datë 19.03.2022, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

Në këtë vend edhe pak ditë më parë u regjistrua në tjetër aksident me të plagosur. 50 metra më lart nga ky vend, vdiq “Xubi” i Yzberishtit, për shkak se bënin gara me motorë shumë kubikësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit