Në Kosovë është arrestuar një shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se po shantazhonte një mashkull kosovar.
Viktima kishte raportuar në stacionin policor të Gjilanit se e dyshuara e shantazhonte duke i kërkuar para.
Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në paraburgim.