Shkon në dy numri i minatorëve që humbën jetën paraditen e sotme në fshatin Lajthitë të Tropojës, pasi galeria ku po punonin u shemb duke i zënë brenda.
Viktimat janë 41-vjeçari Adil Dautaj dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj, të dy banues në Tropojë.
Në minierë në momentin e shembjes ishin gjashtë minatorë, katër arritën që të dalin gjallë, dy për fat të keq jo duke humbur jetën.