-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre minatorë vdiqën në galerinë e kromit, Braçe: Ditë e zezë, ju kërkoj ndjesë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për aksidentin e rëndë në galerinë e kromit në Tropojë që u mori jetën tre personave. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se humbja e tyre është një dramë e madhe për një vend si Shqipëria.

“Humbëm sot tre punëtorë! Tre punëtorë në një ditë, është dramë e madhe për një vend të vogël! Adil Dauti -41 vjec, Afrim Zhutaj -43 vjec, të dy në Tropojë; Gjovalin Pepaj -46 vjeç, në Tiranë; Humbën jetën sot në pune, në pune! Ky vend që shumë herë ka probleme të mëdha për gjetjen e një pune e herë të tjera, problem ka gjetjen e punëtoreve, të sotmen, duhet ta kete nje dite te zeze!

Shpirti i tyre të gjejë paqe, familjaret të gjejnë ngushëllim edhe pse është tmerrësisht e vështirë. Ndjesë, përulësisht, ndjesë që puna në këtë vend s’u bë kurrë e sigurt” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit