Aleksandar Vuçiç ka thënë se gjërat për Serbinë vetëm se do të përkeqësohen gjatë ditëve të ardhshme. Ai ka folur për situatën e re të sigurisë, politikës dhe ekonomisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Serbisë, ka thënë ai, i është shtuar presioni ndërkombëtar edhe për çështjen e Kosovës, që lidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare në Bruksel.
“Mund të shkruaj një novelë për këto netë. Ata kërkuan që 2/3 e policëve në veri të Kosovës të jenë serbë dhe që ne të pajtohemi që Kosova të pranohet në OKB”, ka thënë ai.
Vuçiç, në një intervistë në televizionin serb PRVA, tha që një presion i madh ka nisur mbi Serbinë, pas refuzimit të këtyre kërkesave.
“Ne kundërshtuam, një presion i madh nisi dhe në fund pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte”, ka thënë Vuçiç.