Banorët e Mariupolit, i cili po bombardohet vazhdimisht nga Rusia, janë dërguar me forcë në Rusi gjatë javës së fundit.
Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit “mijëra banorë të Mariupolit u deportuan në Rusi. Rusët i morën forcërisht dhe në mënyrë ilegale njerëzit që qëndronin në Bregun e Majtë dhe në godinën e klubit sportiv, ku më shumë se një mijë njerëz (kryesisht gra dhe fëmijë) fshiheshin nga bombardimet e vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.
Këshilli ka bërë të ditur se banorët janë dërguar në “kampet ruse, ku ata iu kontrollonin telefonat dhe dokumentet e tyre”
Pas kësaj, banorët “u ridrejtuan në qytete të largëta të Rusisë, por fati i të tjerëve mbetet i panjohur”.