Betejat janë duke vazhduar në të gjithë Ukrainën ndërsa agresioni rus bëhet gjithnjë e më i ashpër, por në anën tjetër është duke u përballur me një rezistencë të jashtëzakonshme të ukrainasve ku të gjithë po bëjnë me sa munden ndaj pushtuesit.
Fotografi Gleb Garanich i Reuters ka qenë në vijën e parë të frontit në rajonin e Kievit, duke bërë foto të ushtarakëve dhe grave ukrainase.
Ai ndër tjerash ka sjellë edhe një fotografi që tregon Tetiana Chornovol, një ish-deputete e Parlamentit të Ukrainës, e cila tani po përdor një sistem antitank. Pamjet vijnë në ditën e 25-të kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.