-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizat për Kosovën hiqen pas zgjedhjeve në Francë? Hoxhaj është i sigurt

Kryesoret

Dialogu është në një qorrsokak dhe është mjaft e rrezikshme për Kosovën pasi në kontekstin ndërkombëtar do të ishte urgjente arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu ka thënë në një intervistë ish-ministër i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, ndërtimi i shtetit te4 Kosovës mund të përmbyllet vetëm përmes anëtarësimit në OKB, prandaj ai thotë se Qeveria e Kosovës do të duhej ta sjellë një platformë në Kuvend se çfarë mund të arrihet në dialog.

Se kur do ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, Hoxhaj thotë se sapo të përfundojnë zgjedhjet në Francë, që do të mbahen në fund të muajit të ardhshëm, duke shtuar se i mbetet ekzekutivit që të lobojë te qendrat kryesore evropiane.

“Jam mëse i sigurt se sapo të përfundojnë zgjedhjet në Francë do të ketë një vendim pozitiv. Por Qeveria do të duhej të lëvizë në qendrat kryesore të Bashkimit Evropian qoftë në Berlin, qoftë në Paris qoftë në Vjenë por edhe në Bruksel që të bisedojë për mundësinë që një vendim të merret prej Komisionit Evropian meqë Parlamenti Evropian ka vendosur shumë më herët pozitivisht për Kosovën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit