-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A kanë rrezik vezët e fshatit? Vjen alarmi i dytë nga gripi: Katastrofë e madhe

Kryesoret

Shqipëria ndodhet në gjendje alarmi pas konfirmimit të rastit të gripit të shpendëve. “Ngordhja e shpendëve dhe prekja e prodhimit të vendit është katastrofë”.

Kështu u shpreh sot në një intervistë në media, Tana Kika, e cila është drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB).

Produktet janë të sigurta, nuk ka rrezikshmëri. Unë jam fytyra e shërbimit veterinar, unë e drejtoj. Gripi është konfirmuar vetëm më një stabiliment” tha ajo.

Por ish-drejtori i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro ngriti një tjetër alarm, që lidhet me shpendët e oborrit. “Ngordhje ka pasur në shpendë oborresh prej 2-3 muaj”.

Por a kanë rrezik vezët e fshatit? “Vezët duhet të blihen sikur janë blerë, pasi nëse ka qenë i rrezikuar ka qenë vazhdimisht” tha Ferro.

Sa i përket ngordhjes së shpendëve, ai ngriti tashmë një tjetër shqetësim, që lidhet me groposjen e tyre. “Të gjitha kafshët duhet të eliminohen dhe shteti duhet të dëmshpërblejë 100%”.

Por përse u mbajt e fshehur për kaq ditë ngordhja e pulave? “Kur një industri që prodhon 300 mijë vezë në ditë, kjo ka impakt me marketingun dhe rënien e shitjeve” theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit