Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për situatën në Ballkan që mund të agravohet pas luftës në Ukrainë. Në një intervistë për mediat italiane, ai shprehet se Vladimir Putin ka shtrirë tentakulat në Ballkan.
“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Ai na tronditi, por nuk ishte i befasishëm për ne. Ne e pamë atë të vinte me një ngritje ushtarake. Putin nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelensky, ai dëshiron ta bëjë atë me Biden. Ai dëshiron një Jaltë të re. Ai ndihet si Stalini dhe sheh Roosevelt-in e tij në Biden, por ai nuk dëshiron Churchillin nëpër këmbë.
Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë për ta bërë këtë. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë: ai do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të merret me Biden-in.
Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon që ai mund të përpiqet ta bëjë këtë. Dhe ai mund ta përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, ka thënë Kurti.