Autoritetet greke ngrenë shqetësimin e Shqipëria nuk i njeh diplomat e universiteteve të tyre. “Protothotema” shkruan sot se “në një kohë kur universitetet me famë botërore të Harvardit dhe të Kolumbisë po vijnë në Greqi, paradoksi zbulohet se Shqipëria në fakt nuk njeh diplomat e universiteteve greke, të cilat njihen nga vende si Franca, Anglia dhe Amerika”.
Mes dy vendeve po ndërtohen “ura” shkencore për zgjidhjen e këtij problemi. Të diplomuarit e universiteteve greke mund të marrin një diplomë vetëm nëse vazhdojnë studimet në një institucion universitar në Shqipëri pasi diplomat 4-vjeçare greke njihen si korresponduese me bachelorin 3-vjeçar shqiptar.
Ministritë e Arsimit të Greqisë dhe Shqipërisë kërkojnë ta zgjidhin problemin nëpërmjet sistemit të krediteve, pasi Shqipëria ka 180 kredite në studimet universitare trevjeçare, e ndjekur nga ajo pasuniversitare për një ose dy vjet. Greqia jep 240 kredite për ata që përfundojnë studimet katërvjeçare.
Ka interes të madh për zgjidhjen e çështjes si nga pala greke ashtu edhe nga ajo shqiptare. Takime të përsëritura janë zhvilluar kohët e fundit për të hequr pengesën dhe për të njohur diplomat e universiteteve greke në Shqipëri.
Njohja do të ndihmonte shumë shqiptarë të diplomuar nga universitetet greke të kthehen dhe të kenë akses në tregun e punës.