Një shqiptar i arrestuar për tentativë vjedhje është arratisur nga spitali i burgut në Rodos të Greqisë. Ai ishte arrestuar dhe pritej që të dilte për gjykim, por seanca ishte shtyrë për faktin se ishte me covid dhe po kurohej për pneumoni.
Por mëngjesin e sotëm kur infermierët dhe mjekët kanë shkuar në spital për ta kuruar nuk e kanë gjetur brenda duke ngritur alarmin. Policia është vendosur në kërkim për kapjen e tij.