Një nga surprizat që iu bë Beniadës gjatë qëndrimit në garë ishte pikërisht lajmi se do të mund të moderonte emisionin “Procesi Sportiv” së bashku me Edi Manushin dhe Alesia Bamin.
Ndërkohë, me përfundimin e “BB VIP”, modelja u kthye shumë shpejt pjesë e televizionit me paraqitjet e saj të shpeshta në “E diell”.
Aty ajo ka bërë me dije edhe lajmin e saj më të ri, duke njoftuar se po mendon të hapë linjën e sja të veshjeve në qytetin e Tiranës. Ajo nuk e ka bërë ende të qartë nëse bëhet fjalë për linjë të brendshmesh apo një linjë tjetër veshjesh.
Ndërkohë pak ditë më parë, Beniada zbuloi se tashmë është shpërngulur në Tiranë përfundimisht, ku tregoi edhe pak pamje nga shtëpia e saj e re në kryeqytet.