Ditën e sotme mbi vendin tonë moti do të jetë i qëndrueshëm duke sjellë në bregdet dhe zonat e ulta kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore.
Po ashtu mot të qëndrueshëm do të ketë vendi ynë edhe gjatë mbrëmjes dhe natës vonë. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu me mot të kthjellët por me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit. Ndërsa europa veriore dhe zona e alpeve vijojne me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore. Gjithashtu shira dhe stuhi ere do kenë dhe brigjet e deti të Zi.
Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik për gjatë gjithë 24 orëshit. Pritet që Kosovë të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës, por do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë në dominimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, kjo si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin perëndimorë do të diktoj motin dhe në MV.