-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri, ku do groposen pulat e ngordhura? Shteti: Akoma s’e kemi vendosur

Kryesoret

Zëvendës ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci së bashku me shefen e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika për të cilën në media qarkulloi lajmi se u shkarkua, dolën sot në një konferencë për mediat për të qetësuar qytetarët lidhur me rrezikun që u kanoset nga gripi i shpendëve që po bën kërdinë në disa pulari në Durrës.

E ndërsa me hetimin e rastit lidhur me reagimin e institucioneve po merret drejtësia, pyetja që shtrohet tani është se ku do të groposen pulat e ngordhura? Ermira Gjeci dhe Tana Kika u shprehën se pas “ping pong”-ut mes institucioneve vendore dhe qendrore janë pranë zgjidhjes, por nuk e treguan vendin ku po negociohet me pushtetin lokal.

“Ne jemi duke ndjekur të gjithë procedurën. Jemi duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Ne jemi në vijim të procesit. (Durrësi refuzoi) Kemi një përgjigje nga një njësi tjetër, pranë stabilimentit, jemi në tratativa. Vendi përcaktohet nga pushteti vendor me pëlqimin tonë. Është risk.

Duhet të shprehet edhe mjedisi dhe njësitë vendore. I jemi drejtuar të gjitha bashkive që janë në rreze të shkurtër” tha Ermira Gjeci. Zyrtaret e larta refuzuan që të tregojnë emrat e kompanive të pularive të prekura dhe theksuan se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët, pasi gripi i shpendëve nuk kalon te njeriu.

“Protokolli parashikon që në rrezen prej 3 kilometrash quhet vatra e infeksionit e cila karantinohet dhe në rrezen prej 10 kilometrash është zona e cila monitorohet. Kjo sëmundje nuk shkakton problematika te produktet dhe nënproduktet e shpendëve në shëndetin e njerëzve. Mjafton të merren masat e duhura siç është gatimi i produkteve dhe nënprodukteve në 70 gradë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit