Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Kinë. Avioni Boeing 737 të China Eastern Airlines është rrëzuar duke shkaktuar kështu një nga tragjeditë më të mëdha të njerëzimit në këto 25 vite.
Gjatë rrëzimit në ndodheshin 129 pasagjerë dhe 9 persona nga pjesa e ekuipazhit. Avioni pësoi të humbjes së kontrollit dhe u përplas vertikalisht në tokë me një shpejtësi prej 350 milje në orë, në vetëm dy minuta.
Rrëzimi i tij shkaktoi një zjarr në pyll, ku gjendeshin bimë të bambus dhe bimë të tjera, madje kjo është kapur dhe nga imazhet satelitore të NASA-s nga hapësira.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi “mbytjen” dhe rrëzimin e papritur, por ekspertët e aviacionit thanë për Daily Mail se mund të ishte “një incident i humbjes së kontrollit, ndoshta pas imobilizimit të avionit në lartësi të madhe” ose një dështim i sensorit në kabinë.