Kreu i PD-së Lulëzim Basha ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme para mbledhjes me grupet e demokratëve.
Pas veprimit të Bashës ka reaguar deputeti Ervin Salianji i cili e ka cilësuar si të pritur dorëheqjen e Bashës.
Po ashtu Salianji është shprehur skeptik për dorëheqjen pasi e quajti dhe një truk nga Basha.
“Ne do jemi këtu që në vijimësi rruga e PD të jetë drejt bashkimet e ripërtëritjes. Shpresoj që akti i sotëm të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që PD të mos ripengohet nëpërmjet trukeve të ndryshme për të sjellë të njëjtin përfundim”, ka shprehur ai.