-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët komentojnë fushatën e shqiptarëve për bojkotimin e produkteve nga Serbia

Kryesoret

Fushata e shqiptarëve për bojkotimin e mallrave serbe u shtri edhe në xhami të premten, kështu krerët e bashkësisë islame kanë ftuar qytetarët që mos të blejnë dhe konsumojnë produkte serbe dhe të furnizohen me produkte vendore, shkruan “Novosti.

Ligjëratat për “dëmin” e produkteve serbe u mbajtën të premten në të gjitha xhamitë dhe ku ata këshillohen mos të blejnë mallra serbe.

Kjo thirrje po cilësohet fjalim urrejtjeje ndaj popullit serb në Kosovë që nisi me spotin televiziv dhe grupit “Besa besë” që po qarkullon në media, ku vajza e vogël qorton babanë që mos të blejnë mallra serbe “A nuk na ka thënë gjyshja mos të blejmë prodhime serbe? Apo do me na helmua? A nuk ja vranë gjyshes krejt familjen dhe ka mbetur e vetme?”

Këto fjalë i dëgjon edhe gruaja që ka mbushur karrocën me produkte serbe në market që pastaj i hedh ato duke u përlotur.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë serbë thonë për “Novosti”, se kjo ka kaluar bojkotimin dhe përbën rrezik të drejtave edhe sigurisë së serbëve në Kosovë.

“Frikësohem nga retorika negative ndaj mallrave serbe sepse mund të sjellë përkeqësim të situatës së sigurisë”, shprehet Gordana Gjoriç nga sektori i shoqërisë civile.

“Keqpërdorimi i fëmijëve nuk është gjë që nuk ka ndodhur në Kosovë, duhen kujtuar demonstratat në vitet 90-ta kur deshën të dëshmojnë rrezikun e ekzistencës nga Serbia dhe gratë me bukë edhe fëmijë në krahë demonstruan. Pastaj helmimi i fëmijëve”, tha Ivan Miljkoviç gazetar nga Graçanica.

Sipas tyre, mesazhet nga spoti janë pjesë e edukimit që i bëhet fëmijët që kur janë të vegjël se “serbët janë armiqtë e tyre shekullor”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit