Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë makina me drejtues H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues E. L., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, H. N. dhe pasagjerët e dy mjeteve, M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në Korçë një makinë BMW X5 doli nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.