Deputeti Belind Këlliçi ka mohuar një kandidim të mundshëm nga ana e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.
I ftuar në “Frontline”, Këlliçi tha se i takon Berishës të jetë udhëheqësi i PD, ndërkohë që Basha e ka mbyllur ciklin e tij.
Politikisht mua nuk ma vendos gjykata se kush është mazhorancë në partinë time, por vota.Bashës i është kërkuar të bëjë një hap pas se është një minorancë uzurpuese. Nëser kushdo është i ftuar të garojë kundër Berishës. Kush do që të largohet Berisha, të vijë ta mundë me votë.
Ndërkombëtarët janë të qartë e të kthjellët. I takon demokratëve me votë të vendosin se nga kush lidership duhet të drejtohen. Minoranca nuk mund të na vendosin kushte.
Basha nëse mendon se nuk e ka përfunduar misionine tij në PD, le të kandidojë.
A do të kandidoni për kryetar?
Nuk ka një proces gare. I takon Berishës të jetë udhëheqës. A duhet që Berisha të përballet me garë? Po. Nuk është ambicia ime për tani, PD duhet të ringrihet.
Nuk shikoj një arsye se pse gjykata po hesht. Unë do të kem të njëjtin qëndrim që kam patur. Unë do t’i njoh ndryshimet statutore pas Kuvendit, Kuvendi u mbajt me 11.
Ndihma e vetme që Basha mund t’i japë PD-së është lënia e qetë të kësaj partie. Basha e ka mbyllur ciklin e tij politik. Pas humbjeve nuk është bërë asnjë analizë.