-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë në familje, policia arreston Vali Corleonen në Gjilan

Kryesoret

Vali Corleone është arrestuar sërish gjatë orëve të vona të natës, për shkak të dhunës në familje.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar arrestimin e tij dhe është thënë se kanë marrë një informacion se në lagjen “Dardania” është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë, policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983), i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”, u tha nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është dërguar në qeli për 48 orë, për procedura të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet nga Policia e Kosovës, shpesh herë për vepra të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit