Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së duke e komentuar me ironi dhe batuta nga oborri i kryegjyshatës bektashiane në ditën e Sulltan Novruzit.
“Pranvera është për të gjithë qytetarët. Për të gjithë shqiptarët. Pranvera ka lule pa fund, mjafton të dilni këtu në oborr. Pranvera është gjithëpërfshirëse.
Këtu jemi për pranverën, unë e dua shumë pranverën, pasi edhe kam lindur në pranverë, madje edhe shumë pranë ditës së Sulltan Novruzit. Unë emrin e dytë kam Novruz nga gjyshja”.
I pyetur nëse mendon se duhet të jetë Berisha në krye të PD-së, ai tha “Nuk kam asnjë përgjigje për këto pyetje, të cilat nuk kanë vend këtu në oborrin e kryegjyshatës”.