-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu i PDK-së: Qeveria Kurti ndryshoi mendim për zgjedhjet serbe

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria dhe partia në pushtet është në kundërshtim me deklarimet e mëhershme, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është deklaruar pro mbajtjes së zgjedhjeve, ndonëse në të kaluarën e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Ai thotë se Qeveria është përgjegjëse për zbatimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Qeveria është në disproporcion me deklarimet e saj dhe kemi një deklarim të fundit të kryeministrit sa i përket lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve dhe vetëm se është në kundërshtim me deklarimet e mëhershme të Qeverisë, por edhe të partisë në pushtet sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Përgjegjësinë qytetari duhet ta kërkojë nga Qeveria sepse në pushtet erdhën për ndryshim ndërsa ndryshimi për fat të keq të qytetarëve është vetëm për keq duke e parë një rritje enorme të çmimeve. Tek ne si opozitë nuk ka asnjë presion. Qeveria është përgjegjëse për zbatimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit