Belind Këlliçi, deputet nga Komisioni i Rithemelimit, ka publikuar me anë të një statusi në Facebook nismën më të re të “Rithemelimit” “FRPDTalks”.
Këlliçi shkruan se kjo nismë synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm.
“Për të shënjuar 30-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike, ne të rinjtë e FRPD, kemi kënaqësinë t’ju bëjmë të njohur nismën tonë FRPDTalks, që synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm, si të vetmen formë të demokratizimit të PD, hapjes, bashkimit dhe forcimit të saj. Na janë bashkuar në këtë nismë të rinjtë republikanë amerikanë, delegacioni i të cilëve kryesohet nga Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation. Jemi krenarë për bashkëpunimin afatgjatë me Young Republicans of America! Shihemi nesër!”, mbyllet postimi i Këlliçi.