Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se në vend ka rezerva shtetërore vetëm për tri ditë.
Krasniqi si ish-ministër i Bujqësisë thotë se i di mirë rezervat shtetërore dhe për këtë garanton se Kosova nuk ka rezerva shtetërore për tre muaj.
“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj, në mars dhe prill. S’dinë çfarë tu thonë se ç’do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur pasi as Bullgaria nuk ka për tre muaj rezerva”.
Krasniqi, theksoi se edhe sikur të kishte rezerva nuk do të kishte vend për t’i ruajtur ato.
“Nuk ka shanse të kemi dhjetëra-mijëra tonë pasi s’kemi as ku t’i ruajmë ato rezerva sikur t’i kishim”, tha Krasniqi.
Krasniqi vlerëson se sipërfaqja e mbjellë me grurë gjatë vitit të kaluar e që do të korret këtë vit është ndër sipërfaqet më vogla që është mbjellë në 15 vjetët e fundit.