Kristjan Asllani është një nga prurjet e reja në kombëtare për miqësoret e Marsit, ndaj Spanjës dhe ndaj Gjeorgjisë. Mesfushori që luan me Empolin ka përshëndetur të gjithë tifozët shqiptarë.
20-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon të Seria A, ku është aktivizuar në 15 takime. Kjo ka bërë që trajneri Reja ta grumbullojë me kombëtaren e madhe.
Mbetet të shihet nëse Asllani do të marrë minuta në këto dy teste miqësore. Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi e pret tek kjo kombëtare, për një nga sfidat e saj kualifikuese të Europianit ndaj Çekisë ose Anglisë.