-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbani maskat, pandemia nuk ka ikur”

Kryesoret

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, tha se ulja e infektimeve me COVID-19 nuk është tregues se pandemia ka kaluar.

Ai gjithashtu tha se është herët për heqjen e plotë të maskave.

Institucionet vazhdojnë thirrjen për vaksinim më masiv, ndërsa dje ka nisur karvani për vaksinimin kundër virusit, i cili ka për qëllim promovimin e vaksinës si mënyrë e imunizimit të sigurt. Filloi në Shuto Orizarë dhe në dy javët e ardhshme do të përfshijë 14 komuna.

Sa i përket masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, Sali pret që të mbahet një mbledhje në Shtabin e Përgjithshëm të Krizave dhe më pas ato të votohen në seancën e qeverisë.

Një nga rekomandimet është që nxënësit e shkollave fillore të përjashtohen nga mbajtja e maskave. Ai shtoi se dëshiron që të gjithë të jenë pa maska, por situata reale nuk e lejon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit