Rusia ka të gjitha mjetet e nevojshme në dispozicion për të shkatërruar këdo që përpiqet të sulmojë enklavën ruse të Kaliningradit, paralajmëroi të martën Presidenti rus Vladimir Putin,
Putin po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me deklaratat e bëra më parë këtë muaj nga Ministri i Jashtëm Lituanez Kestutis Budrys, i cili tha se NATO duhet t’i tregojë Moskës se është e aftë të depërtojë në Kaliningrad.
Në një pyetje tjetër, në lidhje me raportet e shërbimeve të inteligjencës ruse se Ukraina ka dërguar operatorë dronësh në Letoni, presidenti rus përsëriti se çdo rajon që përbën kërcënim për Rusinë konsiderohet një objektiv legjitim.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, Putin siguroi se Rusia është e gatshme të vazhdojë bisedimet për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë. Ai sqaroi se deklaratat e tij të mëparshme, më 9 maj, se lufta po i afrohej fundit, bazoheshin në një analizë të fitimeve ruse në fushën e betejës.
NATO thotë se droni që u rrëzua në Galatsi ishte rus
Nga Astana e Kazakistanit, ku ndodhet për vizitë, Putin tha më parë se “askush nuk mund të thotë” se nga ka ardhur droni që u rrëzua sot në një ndërtesë apartamentesh në Galati të Rumanisë, “derisa të ekzaminohet nga ekspertë”, duke lënë të kuptohet se mund të jetë ukrainas.









