Në Maqedoninë e Veriut janë raportuar sërish tensione dhe mesazhe me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, në një kohë kur debatet për të drejtat gjuhësore dhe arsimore të komunitetit shqiptar vijojnë të jenë të pranishme.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi nga Shkupi, ku në ambientet e një objekti sportiv është shkruar një parullë me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. Slogani ka ngjallur reagime të shumta dhe është dënuar nga aktivistë dhe figura publike, të cilët kanë kërkuar ndërhyrje nga institucionet përkatëse.
Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me rastin.









