-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi i parë i Bashës si ish-kryetar: Demokratët do të kenë një parti të fortë

Kryesoret

Një ditë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në një mesazh në Facebook ka kujtuar 22 Marsin e vitit 1992 kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, ndërsa shprehet se rrugëtimi i partisë që drejtoi deri dje ka qenë i vështirë, i mbushur me suksese dhe dështime. Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, Basha thotë se demokratët ndodhen përpara betejës për një parti të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat.

“30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.  Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. 

Gëzuar ditën e parë të demokracisë” shkruan ai.

Pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, grupi i PD i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen nga drejtimi i partisë, të cilën e dha dje. Megjithatë, dorëheqja e Lulzim Bashës nuk ishte e parevokueshme, çka do të thotë se plani që po kurdis është rikthimi sërish si kryetar në selinë blu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit