-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U prehtë në paqe”, sekretarja e Bashës: PD ka dy rrugë, “timoni” në dorë të Alibeajt, ogur i mirë

Kryesoret

Jonila Godole, e cila është anëtare e Kryesisë së PD-së dhe sekretare për të përndjekurit politikë në PD, e emëruar nga Lulzim Basha, ka komentuar dorëheqjen e kryedemokratit dhe atë që pritet që të pasojë ky vendim.

Ajo shprehet se sot, ka dy mënyra si mund të shohim PD-në dhe uron Enkelejd Alibeajn për “marrjen e timonit në këtë situatë të vështirë”.

“22 mars 1992-22 mars 2022. 30 vjet rrugetim i PD me suksese dhe deshtime, me shprese dhe zhgenjime, me bashkime dhe perçarje – simbolikisht i tille eshte edhe rrugetimi i gjithe tranzicionit shqiptar. As me shume dhe as me pak.

Sot me 22 mars ka dy menyra si mund ta shohim PD: 1) t’i shkruajme epitafin: U prehte ne paqe – e mbylli misionin e vet historik; ose 2) sot ka shansin te shkeputet  perfundimisht nga kulti i individit dhe te futet ne kursin e duhur demokratik me dyer te hapura per kedo qe ndan nje vizion euro-atlantik ne te mire te zhvillimit te vendit; e hapur ndaj konkurrences dhe ideve ne parti dhe largpamese ne projektin per te zgjuar shpresat e shqiptareve si 30 vjet me pare.

Une shpresoj per kete rrugen e dyte. E lehte nuk do jete. Koha do ta tregoje ndikimin e aktit te 9 shtatorit dhe te 21 marsit per demokracine dhe kulturen politike shqiptare. Deri atehere, urime Enkelejd Alibeaj per marrjen e timonit ne kete situate te veshtire. Kryesimi i PD me ne fund nga nje perfaqesues i te perndjekurve politike eshte nje ogur i mire per kursin e PD ne te ardhmen” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit