-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëtime drejt Europës dhe masat ndaj Covid-19, ja çfarë duhet të dini

Kryesoret

Austri

Austria aktualisht lejon hyrjen për të gjithë personat që kanë një certifikatë të vlefshme vaksinimi, shërimi nga Covid ose një rezultat negativ të testeve të Covid. Certifikata e vaksinimi lejon hyrjen pa kufizime në Austri për sa kohë që vërteton se doza e fundit e vaksinës është bërë brenda nëntë muajve nga doza e parë ose nëse udhëtari ka bërë një vaksinë të tretë.

Certifikata e shërimit pranohet vetëm nëse mbajtësi ka rezultuar pozitiv me virusin brenda 180 ditëve të fundit. Sa i përket testeve për Covid-19, Austria pranon testet e shpejta të antigjenit ashtu edhe PCR. Testi i shpejtë i antigjenit është i vlefshëm për 48 orë ndërsa testi PCR është i vlefshëm për 72 orë, të cilat kërkohen në shumicën e mjediseve publike brenda shtetit.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Belgjikë

Udhëtarët që janë të vaksinuar ose shëruar plotësisht nga Covid-19 mund të hyjnë në Belgjikë pa patur nevojë të ndjekin rregullat shtesë të hyrjes; duhet thjesht të paraqesin një dokument të vlefshëm vaksinimi ose shërimi. Certifikata e vaksinimit pranohet nëse është marrë brenda 270 ditëve të fundit dhe dokumenti i shërimit pranohet nëse është brenda 180 ditëve të fundit. Pranohen gjithashtu dokumenti që tregon se mbajtësi ka bërë një dozë përforcuese.

Autoritetet belge kanë shpjeguar se rregullat më të rrepta zbatohen për udhëtarët e pavaksinuar. Udhëtarët e pavaksinuar dhe të pashëruar nga zona Shengen duhet të kenë test negativ PCR ose testin e shpejtë të antigjen përpara mbërritjes në Belgjikë. Testi PCR duhet të bëhet 72 orë para hyrjes dhe testi i shpejtë i antigjenit duhet të bëhet brenda 24 orëve para hyrjes në Belgjikë.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Francë

Franca lejon hyrjen pa kufizime për të gjithë udhëtarët që tregojnë një certifikatë të vlefshme vaksinimi ose shërimi. Përveç kësaj, hyrja në Francë u lejohet edhe udhëtarëve të pavaksinuar dhe të pashëruar. Udhëtarët që nuk janë vaksinuar/shëruar nga virusi dhe që udhëtojnë nga një vend i gjelbër (pa rrezik të virusit) mund të hyjnë në Francë për sa kohë që paraqesin një rezultat negativ të testit.

Udhëtarët e pavaksinuar/të pashëruar nga vendet e listuara në listën portokalli mund të hyjnë gjithashtu në Francë. Përveç paraqitjes së një testi negativ, ata gjithashtu duhet të kenë me vete një deklaratë që vërteton mungesën e simptomave të Covid-19.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Gjermani

Të gjithë udhëtarët e BE/Zonës Shengen që është vendosur në listën e sigurt të Gjermanisë, mund të hyjnë në territorin e kësaj të fundit pa patur nevojë të ndjekin rregullat shtesë të hyrjes, mjafton të paraqesin një certifikatë të vlefshme shërimi, vaksinimi ose testi negativ.

Të tjera rregulla zbatohen për udhëtarët jashtë BE-së. Autoritetet gjermane kanë shpjeguar se vetëm udhëtarët plotësisht të vaksinuar mund të hyjnë në Gjermani për qëllime udhëtimi. Koha e vlefshme për testet negative është njësoj edhe për Gjermaninë.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Greqi

Greqia aktualisht lejon hyrjen pa kufizime për të gjithë udhëtarët e BE/Zonës Shengen, si dhe për shtetasit e Australisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara që paraqesin një vaksinim të vlefshëm, shërim ose një certifikatë testi negativ.

Ndërsa për udhëtarët nga vendet e tjera, autoritetet greke kanë shpjeguar se ata mund të hyjnë në vend vetëm nëse janë vaksinuar ose shëruar nga virusi dhe nëse bëjnë një test shtesë para hyrjes në kufi.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Hungari

Hungaria lejon hyrjen në vend për të gjithë udhëtarët e BE/Zonës Shengen dhe të vendeve të treta që kanë një certifikatë të vlefshme vaksinimi. Ata që plotësojnë rregullat e hyrjes nuk u kërkohet të ndjekin masa shtesë. Nga ana tjetër, udhëtarët që nuk janë në gjendje të paraqesin dokumentet e kërkuara nuk lejohen të hyjnë për qëllime udhëtimi.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Itali

Italia zbaton të njëjtat rregulla për të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës. Të gjithë personave u lejohet hyrja në Itali për sa kohë që paraqesin një certifikatë të vlefshme vaksinimi, shërimi ose një rezultat negativ të testeve të Covid-19.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Holanda

Autoritetet holandeze kanë përditësuar rregullat e hyrjes dhe në përputhje me masat e reja, udhëtarëve nga vendet e BE-së/Zonës Shengen u kërkohet të plotësojnë një formular deklarimi shëndetësor dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, shërimi ose një rezultat negativ të testeve të Covid.

Udhëtarët jashtë BE-së duhet të paraqesin një certifikatë të vlefshme të vaksinimit dhe rezultatin negativ të testit të kryer përpara hyrjes. Holanda nuk njeh certifikatat e shërimit, që do të thotë se udhëtarët mund të hyjnë vetëm duke paraqitur një certifikatë vaksinimi.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

Spanjë

Spanja lejon hyrjen në vend për të gjithë udhëtarët e BE-së/Zonës Shengen që paraqesin një certifikatë dixhitale për Covid. Rregullat e hyrjes vlejnë për të gjithë mbi moshën 18 vjeç. Ata nën 12 vjeç përjashtohen nga kërkesat e hyrjes, ndërsa ata midis 12 dhe 18 vjeç duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit të Covid të kryer brenda 72 orëve para mbërritjes. Vetëm udhëtarët nga vendet e treta që janë vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lejohen të hyjnë.

Covid-19: Çfarë duhet të dini dhe të keni me vete

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit