Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar biznesmenin Orest Sota, ndërsa në kërkim janë dy biznesmenët e tjerë Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, pasi nuk gjenden në territorin e Shqipërisë. Edmond Jaupi në arrest shtëpie. Biznesmenët dyshohet se kanë pastruar paratë e një grupi kriminal në trafiku të drogës
Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Aksioni u finalizua pas zbardhjes së mesazheve nga Sky ecc ku janë zbardhur shumë biseda që kanë lidhje me trafiqet dhe paratë e pista.









