Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri nga Elbasani komentoi zhvillimet brenda PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës duke deklaruar se po e ndjekin “luftën” brenda opozitës shqiptare.
“Dorëheqja është akti i parë fisnik i një humbësi kronik. Nuk e kemi vëmendjen se cfarë po zhvillohet në PD. Unë e kam thënë që PD ka hyrë në një cikël të vështirë shkërmoqe.
Për disa akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit, por edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne jemi duke parë zhvillimet në PD, ata kanë probleme me veten e tyre. Luftën po e shikojmë te PD, nuk na vjen mirë, por janë pasojat ndër vite” tha ai.