-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëdhënësi i Kurtit: “Serbia i konsideron zgjedhjet në territorin e Kosovës si çështje të brendshme”

Kryesoret

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka folur për refuzimin që Kosova i ka bërë propozimit të kuintit sa i përket votimit të serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen më 3 prill.

“Pozicioni jonë si në rastin e synimit e tendencës së Serbisë për të mbajtur referendumin e saj kushtetues në Kosovë brenda territorit të saj sikurse të ishte ajo pjesë e saj edhe kësaj radhe ne kemi mbajtur një pozicion parimor dhe jemi treguar të përgjegjshëm në raport me dy gjera: E para në raport me përgjegjësinë që e kemi ndaj qytetarëve tonë që kanë dy shtetësi e të cilët si rezultat kanë të drejtë vote për shtetin e parë apo të dytë por në anën tjetër kemi treguar përgjegjësi në raport me Kushtetutën dhe ligjshmërinë tonë. Ne gjatë gjithë kohës kemi dashur që tua mundësojmë një të drejtë të tillë mirëpo kemi konsideruar se nuk mund të veprojmë kundër ligjeve tona”.

“Ne kemi kërkuar një kërkesë zyrtare nga Serbia drejtuar Qeverisë së Kosovës, për të mbajtur zgjedhjet e tyre në Kosovë, sikurse rëndom ndodh në vendet e Bashkimit Evropian, se si qytetarët e një fqinji tjetër ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e shtetit tjetër mirëpo gjithmonë me dakordim paraprak mes dy shteteve që janë të përfshira dhe kjo nuk po ndodh dhe është për keqardhje sepse për shkak se po i pamundësohet një e drejt qytetarëve që kanë një shtetësi”, ka thënë ai.

Kryeziu deklaroi se Serbia nuk ka dashur që komunikimi për këtë çështje të jetë në nivel të dy Qeverive por sipas tij insistimi i shtetit fqinjë ka qenë që komunikimi të jetë në mes zyreve ndërlidhëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit