Zëvendës ministria e bujqësisë Ermira Gjeci, në një deklaratë për mediat, shpjegoi situatën e gripit të shpendëve.
Ajo deklaroi se po merren gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundjeve.
“Po respektohet plani dhe eliminimi shpendëve. 340 mijë shpendë kanë ngordhur. Procesi i groposjes vazhdon. Ka nisur asgjësimi i 120 mije shpendëve të tjerë. Po kryhet tamponimi i zonës. Po merremi me monitorimin dhe garancinë për ushqimet e nxjerra në treg. Janë marrë masat e sigurisë në terren, me një plan veprimi te shpendaria”, tha Gjeci
Ajo shtoi sëmundja e shpendëve nuk transmetohet te njerëzit, pasi vatra është e izoluar.
“AKU është në terren, është në zbatim të planit të tij, është tërhequr partia e vezëve nga tregu, për të dhënë garanci për konsumatorin. Nuk bëhet fjalë që të ketë pula të infektuara në treg, nuk ka problematika të tilla”, tha Gjeci në vijim.