-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyert e blinduara përplasin kryesinë e PD, Salianji debat me Bardhin

Kryesoret

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se disa nga deputetët kanë kërkuar që të hiqen dyert e blinduara në seli si një shenjë bashkimi.

I pari që e bëri këtë kërkesë ishte Helidon Bushati, ndërsa pas tij ideja u mbështet edhe nga Ervin Salianji, por u kundërshtua nga Gazment Bardhi.

Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë, ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.
 
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
 
Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e partisë.
 
Gazment Bardhi: Së pari, lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Së dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.
 
Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, t’i heqim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit