Është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 100 mijë euro nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës si viktimë e agresionit rus.
Këtë vendim e ka propozuar kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, duke i dhënë fjalën ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për të sqaruar këtë vendim.
“Bazuar në qëndrimin e Republikës së Kosovës për harmonizimin e aleatët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë, në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësimit të saj diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës, propozon për vendim dhe shqyrtim dhe miratimin vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 100 mijë euro për popullin e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla.