Pak pas Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj zyrtar për marrjen në shqyrtim të ankimimit të qeverisë për çështjen “Balluku”, duke rrëzuar pezullimin e GJKKO dhe kthimin në detyrë të zv.kryeministres, përmes një postimi në facebook ka reaguar deputeti i koalicionit opozitar Tedi Blushi.
Postimi i plotë i Tedi Blushit
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.
Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës.
Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por Narkoshtetin.
Siç e tha qartë edhe McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për Edi Ramën dhe ndërkombëtarët e korruptuar prej tij, dhe që po konfirmohet çdo ditë se është një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar”.









