Është bërë një vit nga mandatimi i Qeverisë Kurti II. Për T7, kompania për sondazhe UBO Consulting, ka bërë një sondazh të opinionit publik lidhur qëndrimin e qytetarëve ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Në mesin e pyetjeve të shumta qytetarët janë pyetur edhe nëse janë të kënaqur me performancën e qeverisë Kurti.
Në pyetjen “në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti?”, 51.2% e qytetarëve janë përgjigjur si të kënaqur ose shumë të kënaqur me qeverinë.
Rezultati në këtë pyetje, ka dalë si vijon:
20.3% – shumë të kënaqur
30.9% – të kënaqur
27.4% – të pakënaqur
2.0% – nuk e di/refuzoj të përgjigjem
Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e pyetësorit.
Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të mbaheshin këtë të diel, 62.6% e qytetarëve kanë shprehur gatishmërine4 për të dalë në zgjedhje.
Në “nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit?”, qytetarët, me votë të deklaruar, janë përgjigjur si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje – 41.9%
Partia Demokratike e Kosovës – 21.6%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 19.4%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.2%
Lista Guxo – 1.1%
Nisma Social Demokrate – 1%
Aleanca Kosova e Re – 0.5%
Partia Socialdemokrate – 0.3%
