-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët në Kosovë paralajmërojnë protesta për zgjedhjet

Kryesoret

“Situata në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë, kur është fjala për qëndrimin serb”. Kështu deklaroi kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.

Gjatë qëndrimit në Beograd ai tha se do të luftojnë në mënyrë demokratike dhe do të mbajnë protesta në Kosovë.

“Që të premten do të kemi protesta paqësore në pjesën qendrore në veri të Kosovës, si formë e luftës sonë me një mesazh të qartë, se nuk duam që askush të na mohojë të drejtat elementare të njeriut në shekullin 21. Se nuk duam të jemi qytetarë të një rendi tjetër”, tha ai.

Jevtiç deklaron se “dhuna institucionale ndaj serbëve është në veprim në Kosovë”.

Deklarata e Jevtiç erdhi pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se për t’u zhvilluar zgjedhjet serbe të 3 prillit edhe në Kosovë do të duhej të arrihej një marrëveshje paraprake në mes dy shteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit