Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në ditën e parë të vitit të dytë të Qeverisë Kurti 2, qytetari i Kosovës është më i pasigurt dhe më i pashpresë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deklaratat popullsitë të kësaj qeverie u tretën si flluska.
“Krejt dhe Drejt’ ishte parulla, që konfirmon se mungesa e një plani të qartë, është vetë plani i stagnimit. Deklaratat populliste, u treten si flluska, kapja, ç’kapja, avancuan në deklarime qesharake për punësime, shkarkime e ngarkime, me filtera e bojlerë, pa ndonjë rezultat. Një vit pas, Kosova është në udhëkryq, pa vizion, e qytetari më i varfër”, ka shkruar Tahiri.