-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Molla e sherrit” që tronditi Shkodrën, lufta mes dy të rinjve për një vajzë

Kryesoret

Një vajzë mësohet se ka qenë zanafilla e sherrit mes dy të rinjve në Shkodër mbrëmjen e djeshme që përfundoi në përplasje me armë zjarri. Shkak i sherrit mes dy të rinjve Armando Ndreu dhe Sadet Sala dyshohet se ka qenë një vajzë.

Gjithçka mësohet se ka nisur në një lokal, ku dy të rinjtë kanë qenë duke pirë. Konflikti ka agravuar dhe Sadet Sala, pronar i një furre buke, në vendin ku pati të shtëna ka goditur me grusht 32 vjeçarin.

Ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e tij duke marrë një automatik kallashnikov dhe është rikthyer duke qëlluar në drejtim të Sadet Salës.

Pronari i furrës së bukës është kundërpërgjigjur, por asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i plagosur pasi janë larguar me shpejtësi. “5pyetjet.al” ka siguruar videon e momentit kur ndodhi shkëmbimi i zjarrit. Për mrekulli ka shpëtuar shitësja e furrës së bukës dhe kalimtarët e rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit